Zbulohet vendi/ Opozita mblidhet të shtunën, Rama ia mbath sërish

Kryeministri Edi Rama do t’i shmanget sërish mbledhjes së opozitës më 16 mars para Kuvendit.

Kjo do të jetë protesta e parë e madhe që pas vendimit për djegien e mandateve dhe daljes jashtë Kuvendit.

Kryeministri nuk do të jetë në Tiranë atë ditë.

Rama do të nisë nesër një vizitë dy ditore në qarkun e Beratit, në kuadër të turit ‘Bashkia që Duam’, ku pritet të prezantojë edhe kandidatin e PS-së për këtë bashki, Ervin Demo, ish-zv.ministrin e Arsimit të dorëhequr për shkak të doktoraturës plagjaturë.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme punëtorët kanë marrë masat të rrethojnë markizën përballë hyrjes së Kryeministrisë, strukturë e cila u dëmtua gjatë protestës së 16 shkurtit.