Zemra e butë prej gjysheje e Mbretëreshës, mësohen fjalët e mrekullueshme që i tha Harry-t

Mbretëresha e Britanisë së Madhe dhe Princi Harry duket se kanë pasur një bisedë shumë të bukur.

Ajo i tha atij se ai dhe Meghan do të mirëpriten sërish nëse vendosin t`i ribashkohen mbretërisë. Në rast se pendohen, dyert e mbretërisë do i kenë të hapura. Kështu mësohet t`i ketë thënë Mbretëresha nipit të saj Harry-t: “Nëse një ditë do pendohesh, dyert për ty janë gjithmonë të hapura.”

Gjithashtu, Mbretëresha e cila në fund të ditës ka dhe një zemër gjysheje përveç detyrave mbretërore, mësohet se ka thënë për stërnipin e saj më të vogël: “Do doja ta shikoja Archie-n duke u rritur nëpër mbretëri.”