Zëri i Amerikës ngre al.rmin, ja çfarë thotë për situatën e pandemisë në Shqipëri



Në Shqipëri, java e shkuar regjistroi një rritje rekord të rasteve të reja me ko.ronavi.rus. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, të përpunuara nga Zëri Amerikës, në periudhën 13-19 tetor janë konfirmuar 1780 raste, ose 53 përqind më shumë se periudha pararendëse 6-12 Tetor, duke kapur një mesatare ditore prej 254 rastesh, nga 165 që ishte mesatarja e mëparshme.



Paralelisht, testimet shënuan gjithashtu një rritje të ndjeshme, nga 6577 në 9184 teste në 7 ditët e fundit, ose 39 përqind më shumë.



Shqetësues është fakti se pozitiviteti (raporti mes testimeve dhe rasteve të konfirmuara) është i lartë, dhe në javën e shkuar mesatarja arriti në 19.3 përqind. Pozitiviteti, i cili është tregues i nivelit të transmetueshmërisë së vir.usit në komunitet, regjistroi një rritje progresive në 4 javët e fundit. Në Itali, një vend i cili po i rikthehet kufizimeve, niveli i pozitivitetit është luhatur mes 7 dhe 9 përqind, ditët e fundit. Ndërsa në Francë, ku po ashtu janë ndërmarrë masa shtrënguese, ky tregues ka ardhur në rritje, por duke mos kaluar per momentin kuotën e 14 përqindëshit.

Java që shkoi regjistroi gjithashtu dhe një rritje të numrit të vik.timave, me 30 qytetarë që humbën jetën, niveli më i lartë që pas javës së parë të shtatorit. Në 24 orët e fundit humbën jetën 3 persona: një 47-vjeçar nga Tirana, një 53-vjeçare dhe një 64-vjeçar nga Durrësi, me sëmundje bashkëshoqëruese. Nga fillimi i pandemisë deri më tani, në vend janë shënuar 454 vi.ktima.

Në të dy spitalet që trajtojnë të sëmurët me shenja klinike, numri i të shtruarve mbetet i lartë. “Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 259 pacientë, 22 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar”, bëri të ditur ministria e Shëndetësisë.

Të dhënat e pasdites të së hënës, flasin dhe për një rekord të ri të të prekurve, me 295 të infektuar. Po ashtu dhe numri i testimeve, ishte me i larti deri më tani, me 1413 teste. Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja shtrihet në 34 qytete të ndryshme të vendit: 74 të prekur në Tiranë, 39 të prekur në Durrës, 30 raste në Shkodër, 22 raste në Lushnje, 12 raste në Vlorë, 11 raste në Fier dhe Pogradec, 10 raste në Krujë dhe Berat, 9 raste në Elbasan dhe Lezhë, 7 raste në Gjirokastër, 6 raste në Kurbin, 5 raste në Divjakë, 4 raste në Kukës, Tropojë, Prrenjas, Skrapar, 3 raste në Sarandë, Gramsh, Kuçovë, 2 raste në Has dhe Shijak, 1 rast në Fushë- Arrëz, Devoll, Kavajë, Mirditë, Rrogozhinë, Mallakastër, Librazhd, Mat, Përmet, Roskovec dhe Klos.

Nga fillimi i pandemisë numri i të infektuarve ka shkuar në 17.350 raste, nga të cilat 6729 janë ende aktive ndërsa 10.167 persona janë deklaruar të shëruar./VOA/

Lexo edhe: