Zero roje plazhi/ Shmanget tra.gjedia në Velipojë, shpëton mrekullisht një 4-vjeçar

Nje femije 4 vjeçar eshte shpetuar mrekullisht ne plazhin e Velipojes pasi ra ne nje grope ndersa po lahej dhe humbi ndjenjat. Ai u dergua me urgjence ne qendren shendetesore te plazhit dhe me pas per ndihme me te specializuar ne spitalin rajonal. Ne nje moment kur prinderit kishin humbur vemendjen, femija ka pesuar incidentin qe per pak mund ti kishte kushtuar jeten. Pushuesit ne plazhin e Velipojes bashke me evidentimin e ketij rasti bejne apel qe te merren masa pasi pergjate kesaj vije bregdetare fatkeqesisht kete vit mungojne rojet e plazhit. Ata thone se kaosi qe mbizoteron atje do beje qe me shtimin e numrit te pushuesve te shenoje me shume raste te tilla qe do te jete e veshtire te menaxhohen.