Zëvendësohen deputetët e PS-së, ja kush i merr mandatet (emrat)

Kreu i FRESSH Eljo Hysko,  zv/ministrja e Shëndetësisë Adriana Jaku, Ardit Konomi dhe Florenc Spaho  kanë marrë mandatet e deputetëve ditën e sotme.

Kjo erdhi pasi 4 deputetë lanë mandatet pasi do të garojnë për kryetar bashkie në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Mësohet se Hysko ka marrë mandatin e deputetit Rakip Sulit, pasi ky do të kandidojë për kryetar bashkie. Ardit Konomi ka marrë mandatin e Ilir Xhakollit.

Zv/ministrja e Shëndetësisë  Adriana Jaku ka marrë mandatin e lënë nga Pjerin Ndreu.