Zgjedhja e Ramës është Beqja, një figurë e ‘djegur’ për të ‘zhuritur’ PS-në në Shkodër



Ilir Beqja apo riciklimi i nje figure te djegur! Edi Rama zgjedh ish ministrin e shendetesise qe te “sheroje” degen e PS Shkoder, duke e rikthyer si te deleguar te selize roze. Ai vjen ne vend te Arben Pellumit, Musa Ulqinit dhe pjeses tjeter te te deleguarve qe u vendosen pas largimit te Valdrin Pjetrit. Beqja do te jete keshtu udheheqesi politik i fushates se 2021, ne vend te Ditmir Bushatit qe udhehoqi fushaten e 4 viteve me pare. Por perse kjo zgjedhje e Edi Rames dhe cfare pretendojne socialistet me nje figure si ai, i konsumuar ne radhet e PS dhe me nje influence zero? Nje nga arsyet e perzgjedhjes eshte fakti se shume emra se kane pranuar kete detyre, e nga ana tjeter, Beqja ku te kete per te perfituar dicka nga pushteti eshte i gatshem. Ai me kete pozicion praktikisht i jep vetes mandatin e sigurte te deputetit sepse do te jete udheheqesi i listes se Shkodres. Ne kete pozicion ai rikthehet, pasi edhe heren e pare nuk la gjurme, por kete here synon se paku ta beje, ndersa me heret ka qene pjese e udheheqjes politike te socialisteve ne Kukes. I deleguari i ri, nje shkodran qe jeton ne kryeqytetin shqiptar, do te tentoje te vere dore ne formatimin e deges, por se sa sukses do te kete mbetet per tu pare, pasi ai duhet te zgjidhe edhe mosmarreveshjet mes deputeteve dhe nje sere ngerçesh qe ka kjo parti prej muajsh te tere. Sfida e PS dhe Edi Rames nuk do te jete e lehte per sa kohe ai po riciklon ato qe deri dje nuk i dhane rezultate dhe sot nen kthetrat e pamundesise per te patur figura te reja, po i kthen ato ne loje megjithe kostot qe pritet te kete./SHkodraNeës