Zgjedhjet e parakohshme, zbulohet kabineti i ri që ka zgjedhur kryeministri të drejtojë vendin

U betua sot kabineti i ri qeveritar në Greqi, pas zgjedhjes së kryeministrit të ri atje.

Ata u betuan sipas mënyrës fetare tradicionale duke vendosur dorën mbi ungjill nga kryepeshkopi grek.

Pamjet e ceremonisë dhe të mbërritjes së kryeministrit Mi.t.s.ota.kis, 18 ministrave, 2 ministrave plotësues dhe 29 zv/ministrave të shoqëruar nga pjesëtaret e familjeve të tyre, janë transmetuar direkt nga të gjitha mediat vendase.

Në një moment të tensionuar të marrëdhënieve greko-turke, ministri i Mbrojtjes Nikos Panajotopoulos, pas marrjes së detyrës ka theksuar se Greqia nëse do të sfidohet do të përgjigjet me vendosmëri.

Mbledhja e pare e kabinetit qeveritar në të cilin ndodhen vetëm 5 gra zhvillohet mëngjesin e së mërkurës, nën kritikat e para të opozitës për shumë prej emrave që përbëjnë skemën qeveritare me të cilën kryeministri Mitsotakis do të udhëheqë vendin gjatë mandatit te tij.