Zgjedhjet, Patozi: Nuk garojmë në bashkitë ku ka kandidatë të pavarur, s’do rivalizojmë partitë e djathta

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka deklaruar se kjo parti do të futet në zgjedhjet lokale të 30-qershorit. Ai theksoi në konferencën për shtyp se nuk do të garojnë në bashkitë ku ka kandidatë të pavarur pasi do mbështesin ata.

“Ne do të bëjmë betejë frontale në 30 qershor përballë çdo kandidati socialist, pasi mendojmë që kjo është rruga e duhur për të rrëzuar Edi Ramën.  Nuk garojmë aty ku ka kandidatë të pavarur pasi i mbështesim ata. Rruga për rrëzuar Ramën është pjesëmarrja në zgjedhje. Bindja do të mbështesë të gjithë kandidatët e pavarur që do të garojnë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.  Do të mbështesim pa asnjë rezervë dhe nuk do të rivalizohen kandidatët e partive të djathta që kanë vendosur të marrin pjesë në zgjedhje përballë kandidatëve socialistë. ”, u shpreh Patozi.