Zgjidhja e krizës në Kushtetuese/ Parashikimi bom.bë: Njëra nga palët do asgjësohet

Për zgjidhjen e krizës për Gjykatën Kushtetuese ka vetëm dy rrugë dhe njëra nga palët do të asgjesohet.

Deklarata është bërë nga analisti Arjan Vasjari, i cili tha se vendi ka hyrë në një krizë të tillë që nuk e zgjidh dot kush, ndaj thotë ai ka vetëm dy rrugë për zgjidhjen e saj: ose do të tejkalohet përmes një qasje pararevolucionare që kanë faktorët politikë në raport me krizën ose njëra nga palët në konflikt do të asgjësohet.

“Thelbi është që ne kemi hyrë në një krizë të tillë, që nuk na e zgjidh kush. Nëse jemi në përpjekje për të gjetur një autor jashtë nesh për të na zgjidhur krizën, jemi në utopi, nuk kemi për ta gjetur. I gjithë faktori ndërkombëtar e konsideron Reformën në Drejtësi të suksesshme, që do të thotë ose do të tejkalohet përmes një qasje pararevolucionare që kanë faktorët politikë në raport me krizën, ose do shkojmë drejt skenarit, ku një nga palët do të asgjësohet, sepse ne nuk mund të kemi më një zgjidhje kushtetuese të problemit. Palët nuk janë sot të gatshëm për konsensus”, ka thënë analsti Arjan Vasjari.