Zgjohen tek Vllaznia, nisin firmat e para

KF Vllaznia ashtu siç kishte premtuar, ka nisur punen per ndertimin e skuadres per sezonin e ardhshem. Per kete arsye, pasditen e sotme jane konkretizuar edhe dy kontratat e para me futbollistet qe jane perzgjedhur nga drejtuesit. Futbollistet qe kane firmosur jane Herald Marku qe luan ne pozicionin e mesfushorit dhe Dajan Shehi qendermbrojtes.

Keta dy futbolliste sezonin e kaluar kane qene pjese e Kastriotit te Krujes ku kane spikatur me paraqitjet e tyre. Kontratat e firmosura me keto dy futbolliste jane njevjeçare me te drejte rinovimi edhe per nje sezon tjeter. KF Vllaznia i uron mireseardhjen Heraldit dhe Dajanit duke shpresuar qe sebashku te bejme paraqitjen e duhur ne sezonin e ri.