
Qeveria është kujtuar që pas javësh të tëra në izolim, t’i përgjigjet apelit të banoreve të Thethit. Ditën e martë drejt rrugës Qafë Thore – Theth janë dërguar dy mjete borëpastruese me qëllim që të nis zhbllokimi i këtij segmenti prej 16 kilometrash, në intervale të të cilit trashësia e borës shkon deri në 1 metër.
Rruga ndodhet nën pushtetin e dëborës që prej fillimit të dhjetorit 2020 dhe banorët i kaluan të izoluar festat e fundivitit dhe po ashtu pritën vitin e ri 2021 të bllokuar. As turistët që cdo vit i janë drejtuar Thethit, sivjet nuk mundën të shkojnë, e për pasojë dëmet që pësuan bujtinat ishin të mëdha, kjo pasi bllokimi i rrugës i la pa punë.
Disa herë përgjatë këtyre ditëve ato reaguan me forcë duke kërkuar marrje të masave nga strukturat shtetërore, por zëri i tyre kaloi në heshtje. Vetëm të martën ministria e mbrojtjes vendosi të dërgojë fadromat që të nis largimi i borës dhe të rihapet komunikimi për banorët e kësaj zone, që turizmin kanë të vetmen të ardhur. Reshjet e dendura të dëborës kanë ndërprerë edhe punimet në rrugën që i është nënshtruar rikonstruksionit, e ku sipas parashikimeve në pranverën e këtij viti duhet dorëzuar e përfunduar.
Por me këtë shtyrje që i ka bërë dëbora e rënë, afatet pritet që sërish të thyhen. Ajo që mbetet paradoksale në këtë ndërhyrje të qeverisë, është fakti se ajo bëhet pak muaj përpara zgjedhjeve, pas kërcënimeve që banorët i bënë se nuk do të lejonin të mbaheshin zgjedhjet e 25 prillit dhe se nuk do të jepnin votë për asnjë subjekt politik që në gjithë këtë kohë i ka nëpërkëmbur. Fatkeqësisht zgjedhjet vijojnë të përdoren fuqishëm në ndërhyrje publike, e ku kthetrave të votës nuk po i shpëtojnë as këtë herë edhe komuniteti i Thethit. /ShkodraNews
Të tjera dëshmi vijnë nga familjarë.
Është blinduar qyteti i Vlorës këtë.
Ditën e sotme është vendosur nga.
Këtë mbrëmje ne puntatën e Për’Puthen.
Lini një Përgjigje