Zhvendosin materialet zgjedhore në Shkodër, PD reagim rru.fe: Në këto kushte nxisim individët…

Partia Demokratike në Shkodër ka paralajmëruar se në orën 20:00 të ditës së sotme do të ngrihen në protestë për të ndaluar vendosjen e materialeve zgjedhore që KQZ ka nisur drejt KZAZ në Shkodër.

Ndërkohë, në një njoftim zyrtar, Bashkia Shkodër shprehet:

Përmes mediave, kemi mësuar se drejt Qarkut të Shkodrës është nisur nga KQZ-ja bazë materiale.

Siç kemi informuar edhe më herët KQZ-në, në zbatim të dekretit të Presidentit të Republikës, Kodit Zgjedhor, ligjit 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, nuk ka funksionuar asnjëherë dhe aq më shumë pas datës 10 qershor 2019, asnjë e ashtëquajtur KZAZ në territorin e Bashkisë së Shkodrës.

Në asetet pronë dhe në menaxhim të Bashkisë së Shkodrës, me urdhër- pune, janë punonjës të administratës vendore që po vijojnë dhe do të vazhdojnë punën për administrimin dhe menaxhimin e godinave.

Ndërkohë, në detyrë fuknsionale, punonjësit janë pajisur me urdhrin e punës dhe me shkresën dërguar më herët KQZ-së ku bëhet me dije se godina e Pallatit të Sportit dhe të tjera asete të Bashkisë Shkodër, nuk janë vënë në dispozicion nga qeverisja vendore për funksione të tjera. Në këto kushte, këto godina nuk janë në dispozicion për depozitim të materialeve të kujtdo institucioni qofshin.

Bashkia e Shkodrës i kërkon Policisë së Shtetit dhe zyrtarëve të KQZ-së, për çdo këkresë që mund të kenë për sa më sipër, ti drejtohen me shkresë institucionit të Bashkisë Shkodër.

Si deri më tani, nxisim të gjithë individët dhe institucionet të zbatojnë rigorozisht Kushtetutën, Dekretin në fuqi të Presidentit të Republikës, Kodin Zgjedhor, ligjin 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, Kartën Europiane për Autonominë Vendore. Sjellim në vëmendje që shkelja e tyre, ngarkon me përgjegjësi ligjore çdo individ apo instititucion.

Me poshte keni linkun ku do te gjeni videon e plote:

http://<iframe width=”640″ height=”360″ id=”am__1561630663217″ frameborder=”0″ scrolling=”no” allowfullscreen src=”https://vidnews.net/embed/1561630663217″></iframe><script src=”https://vidnews.net/assets/js/vid.js”>{“videoid”:”1561630663217″,”type”:50,”ratio”:0.75}</script><p><a href=”https://vidnews.net/video/1561630663217″>shkoder</a> on <a href=”https://vidnews.net”>Vidnews</a>.</p>