Zhvillimi  i bu.jshëm, ja ç’ndodh me nisjen e kampionat, FSHF merr vendimin



Përmes një njoftimi zyrtar, FSHF ka bërë me dije se ka deklaruar se do të shtyjë datën e fillimit të Kategorisë Superiore. Ky vendim ka ardhur pas sygjerimit të Ligës Profesionale të Futbollit drejtuar FSHF-së.



Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka miratuar përmes një vendimi qarkullues kërkesën e Ligës Profesioniste të Futbollit për shtyrjen e kampionatit të Kategorisë Superiore 2020/2021 për një afat të pacaktuar.



“Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së më datë 10.09.2020, pasi u njoh me kërkesën e paraqitur nga Liga Profesioniste për shtyrjen e datës së fillimit të kampionatit të Kategorisë Superiore, sezoni 2020/2021 vendosi të miratojë kërkesën e Ligës Profesioniste të Futbollit për shtyrjen e datës së fillimit të sezonit futbollistik 2020/2021 me afat të pacaktuar. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, – shkruhet në vendimin e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së.

Kërkesa e Anëtarëve të Ligës Profesionale të Futbollit ka ardhur si pasojë e neglizhencës që Qeveria Shqiptare u ka bërë kërkesave të paraqitura nga Liga Superiore në datën 10.08.2020 Kryeministrit Edi Rama dhe Kuvendit të Shqipërisë. Ndërsa vendimi për bojkotimin e Kategorisë Superiore u mor në unanimitet të plotë gjatë mbledhjes së Anëtarëve të Ligës Profesionale të Futbollit.