Zjarr i fuqishëm, policia nuk shkon dot në vendngjarje

Në Tropojë një zjarr po rrezikon 8 familje.

Fshatrat Gri, Gegysen, Vilisht në Tropojë, qe nga ora 11-12 e paradites sot janë përfshirë nga një zjarr masiv.

Banorët kane marrë në telefon Policine e Tropojës, te cilët kane thënë që makina nuk është në gjendje të shkojë për të fikur zjarrin, ndërkohë që, siç thonë banorët, rruga ekziston.

Rrezikohen rreth 8 familje, te cilat kërkojnë ndihmë nga Qeveria, pasi zjarri është shumë afër tyre.