Zjarri në kishën më të vizituar alarmon botën, Trump: Ndërhyni menjëherë

Parisi është në alarm.

Zjarri është treguar i pamëshirshëm me katedralen e famshme ‘Notre-Dame’ në Paris. Kanë mjaftuar disa minuta, që flakët të hedhin në tokë majën e kishës më të vizituar në kontinentin e Europës.

Pjesa më e madhe e mediave botërore ka ndërprerë rrjedhën normale të programacionit, ndërsa kanë transmetuar drejtpërdrejtë zjarrin që përfshiu një objekt kulti kaq të rëndësishëm për trashëgiminë e Francës dhe mbarë botës.

Për këtë ka reaguar edhe Shefi i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, i cili thekson se pamje të tilla janë të dhimbshme. Presidenti i SHBA-së, gjithashtu bën apel që të ndërhyhet sa më shpejt.

“E tmerrshme të shikosh zjarrin masiv në katedralen ‘Notre Dame’ në Paris. Ndoshta hedhja e ujit nga sipër mund të përdoret mbi të. Duhet vepruar shpejt” shkruan Trump.