Zonja Meri bën parashikimin tronditës për Dhjetorin, këto shenja të kenë kujdes nga…

Parashikimi i Zonjës Meri për Dhjetorin 

Dhjetori nis me kundërshtimin midis Marsit në Peshore dhe Uranit ne Dashi, i cili është shume shpërthyes në datë 2 dhe ndiqet nga hëna e plotë në datë 3 në Binjak në një lidhje disi harmonike me Neptunin në Peshk. Kjo lidhje tregon mashtrim, prapaskenë dhe situata të mjegullta.

S’është periudhe e mire për të ndërmarrë vendime në jetën profesionale megjithëse në këto ditë do kemi lidhjen pozitive midis Neptunit në Peshk dhe Jupiterit në Akrep, por që nuk është e mundur të mposhtë energjinë negative që do nxjerrë në dritë hëna e plotë në Binjak.

Sakaq Mërkuri në Shigjetar kthehet i kundërt në dt 4 deri në dt 23 Dhjetor Fakti qe është i kundërt në Shigjetar do sjellë probleme ne çështje udhëtimesh arsimi dhe feje.

Ndaj kujdes! Çfarë shkruani, çfarë thoni dhe çfarë nënshkruani!

Më 9 Dhjetor Marsi futet në Akrep dhe do qëndrojë deri në datë 26 Janar. Marsi në Akrep forcon pasionin, dëshira dhe ndjenja të komplikuara qe nuk shprehen lehte.

Në të njëjtën dite Lilith futet në Bricjap dhe po në datë 20 Saturni futet në Bricjap.

LILITH DHE Saturni janë afër njeri-tjetrit këtu e shume kohë dhe deri në Shkurt do ngacmojnë persona dhe situata.

LILITH … pjesa e erret e fuqisë femërore përfaqëson pjesët e errëta të personalitet apo një situate dhe ka të bëjë me pjesë të fshehura thellë të shpirtit ose traumave qe nuk janë aspak të lehta për tu kapërcyer kur përballemi me ato.

Lilith në varësi të pozicionit që ka në hartën tonë astrologjie nxjerr nga brenda nesh një karakter shume të ndryshëm nga ai qe kemi treguar.

Saturni në datë 20 futet në Bricjap. Ajo që do sjelle ketë herë në Bricjap është prakticiteti dhe puna e fuqishme.

Tani ka ardhur kohe e … DUHET ; E PERGJEGJESISE ;E KENDVESHTRIMIT REALIST; NGRITJES SOCIALE.

Hëna e re në datë 18 do jetë në shenjen e Shigjetarit.

Megjithëse Merkuri do jetë i kundërt do jetë optimistë, parandjenja dhe romantizëm.

Lidhja e bukur midis Uranit dhe Saturnit do sjellin ide te reja derisa te na materializohen planet.

Do ketë përparim në teknologji, mjekësi.

Në datë 28, Marsi në Akrep me Neptunin ne Peshk do ta ëmbëlsojnë atmosferën do sjellin romantizëm dhe art.

Në kthimin e vitit të ri, Marsi do takoj Jupiterin ne Akrep.

Kjo mjafton për të pasur një fund dhe fillim të ri të 2018 plot pasion.