Zot ki mëshirë! Uji mbërrin në qytet, merr para biznese e shtëpi, ja situata alarmante… (video)

Sërish përmbytje masive në vend.

Ditën e sotme kanë mjaftuar pak minuta rreshje intensive shiu që edhe qyteti i Durrësit të përmbytet.

Mësohet se rrugë të shumta të qytetit janë të pakalueshme.

Uji ka vërshuar edhe në bizneset në katet e para të ndërtesave. Bëhet me dije se situata më e rënduar është në lagjen Nr.18 të qytetit.

Sakaq të gjitha zonat kryesore të qytetit, shëtitorja Taulantia, rruga “Aleksandër Goga”, zona tek stacioni i trenit, lagja nr.13, Shkozeti etj janë të gjitha nën ujë, i cili ka arritur në lartësinë 20-30 cm në rrugë.

Ja situata aktuale në Durrës: