”Zoti kryeministër vajza që shihni në foto quhet Edea”, mesazhi prekës në rrjet: Ka ditëlindjen, po nuk ka fytyrë të gëzuar!

Vajza e Dorian Protoduarit, i cili qëndron prej muajit Shkurt në burg, pas protestës së mbajtur nga ana e opozitës, ka sot tre vjetorin.

E padyshim këto muaj kanë qenë të trishtë dhe për vogëlushen Edea, e cila është detyruar që të mos takojë të atin e saj, protesta e të cilit ka pasur si qëllim vetëm mbrojtjen e banesës, ku e vogla do të mund të kishte një të ardhme të sigurt.

Ka qenë Gent Sejko ai që ka publikuar një foto të Edeas, dhe një vërejtje për kryeministrin Edi Rama.

“Zoti kryeministër,

Vajza që shikoni në foto quhet Edea. Ajo mbush sot tre vjeç. Edea nuk mban në fytyrë gëzimin e një fëmije që ka sot ditëlindjen. Kjo pasi Edea, është vajza e Dorian Protoduarit; djaloshit të ri që guxoi të mbronte shtëpinë e tij. Babai i Edeas është në qeli dhe vajza e tij, në vend që të festojë, qan sot në krahët e të jëmës.

Edea ka fatin e keq sepse ka lindur në një vend ku vjedhjen e bën ti dhe ministri yt, dhe burgun babai i saj. Trishtimi i vajzës së vogël, një ditë do të kthehet në krenari. Një ndjenjë që ti nuk e ke shijuar kurrë e që për fat të keq nuk do ta shijojnë as fëmijët e tu.

Ndërsa Edeas i them që: ‘babi të do shumë dhe se çdo gjë që bën, e bën për të të siguruar me dinjitet një të ardhme më të mirë për ty’. Edhe 100 princeshe e vogël”, shkruan Sejko.

Familja Protoduari është në nga më stoiket në zonën e Unazës së re, kur protestohet prej më shumë se 7 muajsh kundër tenderit korruptiv për ndërtimin e rrugës. Veç Dorjanit, babait të Edeas, disa herë në polici është shoqëruar edhe gjyshi i saj Florjan Protoduari.