“Zoti Valdrin jeni ende në kohë të deklaroni tërheqjen nga çdo aventurë zaptuese”

Nje dite pas daljes se Valdrin Pjetrit ne konference mediatike si fitues i gares per Bashkine Shkoder ka reaguar me nje leter te hapur ish deputeti i PD Shkoder Romeo Gurakuqi.

Zoti Valdrin Pjetri!
Duke mirekuptuar deshirat tuaja personale per ta konsideruar te permbyllur si ne enderr, procesin zgjedhor ne Shkoder, bazuar mbi kornizat dhe standardet njepartiake, une kerkoj vemendjen tuaj per disa shqyrtime paraprake qe ju, sipas mendimit tim, do te duhet te keni parasysh ne vleresimin e pozicionit karshi publikut dhe institucionit me te larte te qeverisjes krahinore, para cdo deklarimi ose veprimi te metejshem politik.

Sa me siper e bej para se gjithash nisur nga interesa themelore e ruajtjes se paqes sociale ne Shkoder dhe nga nevoja imediate e shmangies se cdo perplasjeje artificiale, qe mund te provokoje ambicia politike e pa-arsyetueme.

Se pari, une mendoj se ceshtja e drejtimit te Bashkise se Shkodres, ne linje kanunore dhe statutore eshte e bazuar mbi disa parime themelore te konsoliduara me kohe ne qeverisjen qytetare ne anet tona.Ndermjet ketyre parimeve duhet t’ju permend vec dy prej tyre: a) nje pranueshmeri e gjithanshme e kandidaturave prej faktoreve politike dhe komunitare historikisht percaktues dhe (b) zgjedhje te lira e te ndershme ndermjet kandidateve konkurues, te aprovuar paraprakisht nga perfaqesuesit e spikatur te komunitetit. Te dy keto parime jane shkelur brutalisht nga “komandanti” juaj dhe per rrjedhoje, zgjatja e metejshme e juaja ne lojen e Edi Rames ne Shkoder mendoj, se do ta zhvleftesoje ne menyre te pariparueshme pozicionin e ardhshem tuajin ne anet tona.

Se dyti, zgjidhja e problemit te vlefshmerise se ngjarjes se cuditshme te dates 30 qershor 2019, do te vije vetem pasi Gjykata Kushtetuese do te shqyrtoje ceshtjen e krizes se dypushteteve ne Shqiperi. Kjo do te thote, se ceshtja e Bashkise se Shkoder, sa eshte nje ceshtje krahinore, eshte edhe nje pjesez e nje problemi shume me te madh juridiko-kushtetues me rendesi kombetare, i shtruar per t’u zgjidhur nga faktoret me te rendesishem te brendshem dhe nderkombetar. Cdo ngutje per t’u vetedeklaruar per hapa procedurale, bazuar nga pozitat e forces, mbeshtetur mbi perdorimin e paligjshem te forcave policore, ju demton ju personalisht shume fort dhe ju heq cdo te drejte per te pretenduar me qene kandidat serish ne zgjedhjet e dates 13 tetor 2019.

Se treti, me daten 29 qershor 2019, nje grup i mirestrukturuar civilesh, me drejtim politik dhe me heshtje te urdhnuar policore (tanime e interceptuar dhe i identifikuar edhe nga agjensite informuese), ka ushtruar nje veprimtari te paligjshme demonstrative neper rruget e qytetit per disa ore me radhe ( nga ora 13.30 deri ne oren 23.00), duke dhunuar punonjesit e Bashkise dhe objektet ne pronesi te komunitetit shkodran.

Ne disa prej ketyre demonstrimeve kercenuese dhe dhunuese, ju keni qene i pranishem me distance (jeni identifikuar ne lagjen Badra, ku une jam lindur dhe rritur) dhe keni asistuar ne veprimtarine e civileve te pa-autorizuar nga ligja (ligja autorizon vetem Permbaruesit Gjyqesor, qe kerkojne mbeshtetjen e policise per zbatimin e nje vendimi te Gjykates). Deri me sot, ju jo vetem nuk keni kerkuar falje per sa me siper, por as nuk jeni distancuar nga “demonstruesit”.

Duhet t’ju kujtoj , se ju po heshtni edhe sot e kesaj dite, kur Policia e Shkodres, qe ate dite hapi rruget per makinat me xhama te erret, po kerkon cep me cep per t’i ndeshkuar, punonjesit e Bashkise qe ishin ne plotesim te detyres se ngarkuar me urdhen pune nga titullari i institucionit, ne respektim te Dekretit te Presidentit te Republikes. Ky implikim juaji ne kete ngarje poshteruese dhe te papranueshme per komunitetin, mungesa e tejzgjatur e faljes, e cenon automatikisht te drejten tuaj per te pretenduar nje drejtim te pranueshem te Bashkise Shkoder.

Se katerti, duhet te keni parasysh, se ne Shkoder nuk mund te pranohet nje drejtim Keshillimor dhe Ekzekutiv minoritar(sipas vleresimit te ekipit vezhgues qe kam angazhuar ne terren eshte vetem 7%) i institucionit bashkiak. Ne qytetin e Shkodres, me konvente eshte i ndaluar edhe drejtimi minoritar edhe ai monopartiak. Per rrjedhoje, ceshtja e drejtimit te ardhshem te Bashkise Shkoder do te jete vetem rezultat i nje procesi zgjedhor pluralist, bazuar ne ligjshmeri te akorduar nga Gjykata Kushtetuese. Sipas te gjitha gjasave, ky proces i ri zgjedhor do te zhvillohet brenda afateve kushtetuese dhe brenda limitit kohor te riperteritjes se nevojshme te pushtetit krahinor. Me 13 tetor 2019, do apo nuk do Edi Rama, ne Shkoder do te zhvillohen zgjedhjet pluraliste per Bashkine e Shkodres. Vetem rezultati i ketyre zgjedhjeve do te jete ai i pranueshmi per zgjedhesit e Bashkise me te vjeter te Shqiperise, vullnetin e te cileve ju nuk mund ta anashkaloni me lojen e pandershme elektorale te uzurpatorit te pushtetit te Tiranes, te dates 30 qershor.

Jeni ende ne kohe te deklaroni terheqjen nga cdo aventure zaptuese, ne respekt te ketij vullneti mazhoritar te shkodraneve, per te mos e humbur te drejten perfundimisht per te qene kandidat potencial ne zgjedhjet e ardhshme.

Duhet t’ju kujtoj, se personalisht i kam kerkuar Policise se Shtetit ne Shkoder te respektoje ligjin e posacem dhe te mos nderhyje njeanshmerisht ne Krizen e Dypushteteve, ne territorin e Bashkise sone. Kjo do te thote, jo vetem ndalje e perndjekjeve ndaj punonjesve te Bashkise aktuale, por edhe pa-anesi ne konfliktin, qe po pervijohet mes jush, si i nominuar i Edi Rames dhe qytetareve te Shkodres, te cilet nuk do t’ia dorezojne institucionin e veteqeverisjes vendore askujt, qe nuk ka ardhur ne drejtim prej zgjedhjeve pluraliste sikur e percakton Kushtetuta e RSH.

E ndjej per detyre t’ju informoj, se diten qe dikush i pamandatuar nga sovrani, do te guxoje te ngjise me pahir shkallet e nderteses bashkiake me ndihmen e forcave policore te komanduara nga operacionalet tradicionale, une ne cilesine e perfaqesuesit te zgjedhur demokratikisht ne Parlamentin e Shqiperise, do te jem se bashku me bashkeqytetaret e mi, para deres se institucionit per te paraqitur kerkesen e duhur.
Mendoj se ju duhet ta vleresoni drejt gjithe parashtrimin e mesiperm, si nje thirrje vullnetmire per mirekuptim dhe shmangie konfliktesh te kota dhe te pafrytshme ne nje hapesire, qe ka vuajtur mjaftueshem ne kete tranzicion shkaterrimtar.