Zuri dashnor që e mbante me lekë, gruaja në polici: Më ka ‘rrjedhur’ burri, ndihmë

Një burrë në qytetin e Korçës ka marrë lajmin që nuk i kishte shkuar në mendje për gruan e tij.

Cifti i martuar prej vitesh e me fëmijë të sistemuar, kishte kohë që ishin në mosmarrëveshje.

Gruaja ia dridhte burrit, e kishte zënë një dashnor i cili e mbante me lekë.

Por kjo gjë i erdhi një ditë në vesh burrit, i cili inatin e nxirrte duke pirë, grisur divanët, tapetët, thyer e prishur gjëra në shtëpi, por pa i thënë asgjë të shoqes.

Një ditë prej ditësh, gruaja, e cila nuk kuptonte se tradhëtia e saj ishte zbuluar, shkoi në Polici dhe u ankua duke thënë “më ka rrjedhur burri”.

Në dëshminë e tij në polici, u zbulua gjithcka./Shkodra News