ZYRTARE/ Ky është trajneri i ri i Kombëtares Shqiptare

Emri i tij përflitej prej kohësh, madje që prej ndeshjes me Turqinë në Shkodër. Aty ku pati edhe një takim mes tij dhe presidentit të FSHF, Armando Duka. Tashmë ka ardhur edhe zyrtarizimi. Edi Reja është trajneri i ri i Kombëtares Shqiptare.

Mësohet se tekniku i njohur do të vijë në Tiranë ditën e nesërme, ku do të firmosë edhe kontratën me FSHF. Siç duket, Reja ka pranuar kushtet e vendosura nga Duka dhe tashmë do të jetë në krye të kuqezinjve.

Tekniku italian Reja zëvendëson në këtë post, trajnerin tjeter italian Kristian Panuçi, që u shkarkua pas humbjes me Turqinë në “Loro Boriçi”. /ShkodraNews

Lexo edhe: