Zyrtare: Sulmuesi shkodran rikthehet në Kampionatin Shqiptar

Në Shqipëri premtonte se do të luante vetëm për Vllazninë, por nga dita e sotme sulmuesi shkodran Armando Vajushi është lojtari më i ri i Teutës së Durrësit. Sulmuesi shkodran rikthehet në Superiore dhe një lajm të tillë e ka pohuar vetë klubi durrsak në faqen zyrtare në facebook.

Një rikthim pas 8 sezonesh për sulmuesin shkodran, që la Vllazninë në vitin 2012 për tu transferuar në kampionatin bullgar, tek skuadra e Liteks. Ky ekip pagoi në atë kohë shumën prej 100 mijë eurosh në arkat e klubit Vllaznia.

Ndërkohë gjatë kësaj periudhe, Vajushi ka ndërruar disa skuadra në Bullgari dhe Itali, ndërsa së fundmi ishte pranë firmës me ekipin rumun të Botosanit, por nuk u arrit një marrëveshje mes dy palëve. Si rrjedhojë, deri në verë, Vajushi do të jetë pjesë e Teutës. /ShkodraNews